Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën “Arrest me burg”, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Mëngjesin e kësaj të hëne për të disatën herë Beleri dhe avokatët e tij u paraqitën në Gjykatën e Posacme për të ndryshuar apo shuar masën e sigurisë, e për t’i hapur rrugë betimit të Belerit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe kjo tentativë dështoi pasi gjykata vendosi që Beleri të hetohet në masën e sigurisë arrest me burg

Sipas Gykatës së Posaçme nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësim të masës së sigurimit.

“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bërë kërkesën edhe këtë radhë për zëvendësimin e masës së sigurimit. E bëmë më 31 korrik, sipas ligjit duhet të ishte bërë seanca brenda 5 ditësh. Gjykata e bëri pas 21 ditësh, vendosi ato që kishin vendosur paraardhësit.”- tha Edmond Demo, avokat i Belerit.

Përmbajtja e atyre akteve solli që të bëjmë këtë kërkesë sepse më 31 korrik na u vunë në dispozicion disa prova që nuk i dinim. Që nga caktimi i prokurorit të shkallës së parë, një ditë më pas dhe veprimet nisën një ditë më parë.

Kjo sjell pavlefshmëri të të gjitha akteve. Duhet të konstatoheshin dhe nga Gjykata. Beleri kërkoi të drejtën e tij, si gjithmonë. Të lirohet dhe të marrë detyrën e tij siç e ka votuar populli.

Sipas mbrojtjes në dosje nuk ka asnjë komunikim mes Belerit dhe të infiltruarve për blerje vote siç pretendohet nga prokuroria e cila ka ngritur ndaj tij akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka arsyetuar në gjykatë se nga përgjimet audio dhe video, është provuar se Beleri i ka dhënë shtetasit Arsen Rama, përmes bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të tij.

Top Channel