Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek në qeverinë SYRIZA, Nikos Xydakis, ka komentuar në një intervistë ditën e sotme çështjen e Belerit, me deklarata të cilat kanë shkaktuar mjaft debate e pikëpyetje në vendin fqinj.
Ai u shpreh që Beleri ka një histori të errët politike dhe duhet ta kishte pastruar figurën e tij kohë më parë që të mos bëhej gjemb mes marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe Greqisë.
“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”– tha ai.
Να σημειωθεί ότι ο Ξυδάκης που βγαίνει στην τηλεόραση και τα λέει αυτά, έχει διατελέσει Αναπληρωτής Υπουργός Εξωτερικών επί ΣΥΡΙΖΑ.
Ξυδάκης: Ο Μπελέρης δεν είναι ένας αθώος άνθρωπος. Έχει σκοτεινή ιστορία pic.twitter.com/EEEreFpfal
— Ομάδα Αλήθειας (@omadaalithias) August 21, 2023
Fredi Beleri u la në burg sot nga GJKKO, deri në një seancë tjetër. Ai është i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit.Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës, e cila kushtonte 50 euro secila.
Top Channel