7 kalimtarë goditen në trotuar në qendër të New York pas aksidentit të përgjakshëm, largohet autori (fotot)

21/08/2023 16:52

Një automjet ka hyrë mbrëmë vonë mes kalimtarëve në trotuar në qendër të Manhattan duke lënë shtatë të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftonin autoritetet.

Shoferi i automjetit Honda Accord që goditi shtatë viktimat rreth orës 11:55 u arratis nga vendngjarja duke vijuar në drejtim të tunelit Queens-Midtown, thanë burimet e policisë.

Pesë kalimtarë u dërguan në spitalin Bellevue, një prej të cilave ishte një gjendje të rëndë.

Një tjetër nga të plagosurit u dërgua në një tjetër spital ndërsa një person nuk pranoi ndihmë mjekësore, thanë burimet për ngjarjen e rëndë.

Policia tha më vonë se kishte arrestuar një femër 29-vjeçare si “person me interes” për çështjen, pasi ishte përfshirë më vonë në një aksident në autostradën Long Island Expressway në Queens. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Punonjësja e një restoranti pranë vendngjarjes që shkoi menjëherë në ndihmë të viktimave, tha se ata ishin të gjithë pa ndjenja pas goditjes.

“U solla atyre ujë dhe peceta për t’u pastruar. Ishte një aksident shumë i rrezikshëm,”, tha ajo për rrjetin Pix11.

Pamjet nga vendngjarja tregonin njerëzit që kalonin mes trupave të shtrirë të viktimave duke i kontrolluar për paramentrat jetësore.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA