Sot fillon sezoni i ri Serie A.

Kampionati më i dashur për tifozët shqiptarë do të transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb.

20 skuadra janë gati të luftojnë për objektivat e tyre. Numër që nuk ndryshon prej vitit 2004.

Napoli vjen si skuadra kampione në fuqi, ndërkohë që Frosinone, Genoa dhe Cagliari janë rikthimet në elitën e futbollit italian. Të parët zbresin në fushë kampionet e Napolit, por tashmë me trajner të ri. Djemtë e Rudi Garcias e fillojnë mbrojtjen e “kurorës” në transfertë ndaj Frosinones.

Sfidë që do të transmetohet në SuperSport 3, duke nisur prej orës 18:30. Në të njëjtin orar edhe Empoli-Hellas Verona, live në SuperSport 5. Më pas dy duelet e mbrëmjes, sërish në kanalet e DigitAlb. Interi kërkon yllin e dytë në fanellë dhe rrugëtimi i gjatë drejt realizimit të objektivit të madh nis ndaj Monzës.

Në “San Siro” prej orës 20:45 dhe në SuperSport 2 për të gjithë tifozët zikaltër. Paralelisht do të zhvillohet edhe sfida interesante Genoa-Fiorentina. Entuziazmi nuk mungon në të dy krahët. Ky takim do të transmetohet në SuperSport 5.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA