Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE 22/12 13:02
Shtatë persona u vranë 90 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një rakete ruse që goditi sheshin qendror të qytetit historik të Chernihivin në Ukrainë.
Mes viktimave ishte dhe një fëmijë I mitur. Autoritetet ukrainase njoftuan se sulmi ndodhi gjatë momentit që në shesh kishte shumë njerëz të cilët po përgatiteshin të merrnin pjesë në një festë fetare.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy e cilësoi ngjarjen si tejet të rëndë ndërsa hodhi akuza në drejtim të Rusisë. Nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi për një seri sulmesh me dron ukrainas të cilët kishin objektiv, sipas saj, Moskën.
Zyrtarët rus thanë se nga sulmet nuk pati asnjë të lënduar.
Top Channel