Korçë/ Po transportonte 15 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 53-vjeçari

19/08/2023 11:04

Një 53-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke transportuar 15 emigrantë të huaj kundrejt pagesës.

Banues në Pogradec, P. G., u kap në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Pogradec”.

53-vjeçari sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 53-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA