Gjatë gjithë këtyre javëve, kryeministri Edi Rama është shfaqur si një zë i fortë promovues e lavdërues për sezonin turistik.

Por në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, apelon dhe kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, se për të vijuar këtë trend të shkëlqyer turizimi, duhet të mos harrohet pastërtia e territorit.

“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash”, shprehet kreu qeverisë shqiptare.

Atë se çfarë është duke ndodhur me turizmin shqiptarë, kryeministri Rama e vlerëson si një kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare.

Por ka edhe një paralajmërim për të gjithë ata të cilëve nuk u bëhet vonë për nevojën e një territori të pastër, me theks të posaçmen në zonat ku po bëhet turizëm.

“Ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim-vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama.

Kryeministri Rama ka falënderuar Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.

Hedhja e plehrave kuturru nga brenda makinave, në akset rrugore është një histori e vjetër shqiptare e cila përsëritet jo vetëm gjatë sezonin turistik por gjatë të gjithë vitit.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA