Divorci i saj me Sam Asghari duket se do të jetë një nga betejat më toksike të jetës së Britney Spears.

Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29-vjeçar, nisi një seri sulmesh pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.

Së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga këngëtarja. Britney Spears është shprehur se është ‘pak e tronditur’ pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari. Këngëtarja e “Toxic” ka folur për herë të parë në Instagram për ndarjen e tyre, duke thënë se ‘nuk është punë e askujt, por që nuk mund ta durojë më dhimbjen’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Sam nuk jemi më bashkë. Gjashtë vjet, është një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur. Nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, sinqerisht nuk e durova dot më dhimbjen”, shprehet Britney,

“Në një farë mënyre telepatike kam marrë kaq shumë mesazhe që më ngrohin zemrën nga miqtë dhe ju falënderoj! Unë e kam mbajtur fort veten për një kohë të gjatë dhe Instagrami im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë! Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia! Nëse nuk do të isha luftëtarja e fortë e babait tim, do të më dërgonin në vende për t’u ‘rregulluar’ nga mjekët! Por kjo ishte kur kisha më shumë nevojë për familjen! Ju supozohet të dashuroheni pa kushte… jo me kushte! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën! Dhe në të vërtetë po veproj shumë mirë! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni”, shkruan ylli botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA