Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me barrierat anësore, humb jetën 70-vjeçari. Plagosen dy të mitur

19/08/2023 11:06
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari dhe plagosjen e tre të tjerëve, ka ndodhur në Elbasan.

Shoferi 39-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

70-vjeçari, u dërgua drejt spitalit por nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Mes tre të plagosurve ishin edhe dy të mitur 10 dhe 15 vjeç dhe 25-vjeçari K. Sh.

Sipas policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shoferin  A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA