Zjarri  ka përfshirë një pjesë të ishullit Zakynthos të Greqisë, duke rrezikuar shumë banesa.

Flakët shpërthyen vonë të premten pasdite.

Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikëse me 13 automjete, ndërsa më herët kanë tentuar dy avionë zjarrfikës të tipit Canard dhe një helikopter. Gjithashtu me traget nga Kyllini po udhëtojnë 16 zjarrfikës me 1 grup këmbësorësh dhe 4 automjete.

Në të njëjtën kohë, një mjet i rojes bregdetare dhe mjete lundruese private janë në gatishmëri në zonën e plazhit të Tsilivit për të ofruar ndihmë nëse kërkohet.

Më herët, një mesazh paralajmërues është dërguar nga 112, për banorët e zonës, të cilët i ka ftuar të qëndrojnë gati dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Top Channel