Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri për pushime me familjarët e saj.

Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur të kalojë disa ditë me njerëzit e afërt në bregdetin e Sarandës, e vazhdimisht ka postuar në rrjetet sociale momente nga eksperienca e bukur. Më e fundit prej tyre përmban foto por edhe një video, ku artistja ndau me afro 89 milionë ndjekësit e saj momente në të cilën shihet duke kërcyer një valle tradicionale. Nën tingujt e këngës “Hajde luj qyqek”, ajo vallëzon duke mbajtur në të njëjtin kohë me mjaft mjeshtëri në kokë një gotë uji.

“Energji gjatë gjithë verës”, shkroi interpretuesja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e postimit në fjalë. Dua duket ka qenë pak më e lirë këtë, pasi nuk ka pasur angazhime të mëdha me koncerte apo turne e është fokusuar tek projektet e reja muzikore. Këngëtarja e famshme vazhdimisht i ka promovuar bukuritë natyrore të vendit tonë në llogarinë e saj në Instagram. Ajo dhe më parë ka publikuar foto e video nga Saranda me mbishkrimin “Beautiful Albania”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA