Presidenti kinez, Xi Jinping do të marrë pjesë në samitin e BRICS të javës së ardhshme në Afrikën e Jugut, ka thënë Ministria e Jashtme e Kinës.
Kjo do të thotë se Vladimir Putin është i vetmi udhëheqës i një vendi në bllok që nuk do të jetë personalisht në ngjarjen në Johannesburg.
Muajin e kaluar, autoritetet e Afrikës së Jugut thanë se Putin nuk do të merrte pjesë në samitin “me marrëveshje reciproke” pasi rrezikonte arrestimin për shkak të një urdhër-arresti të iniciuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale ndaj tij.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin do të jetë prezent përmes video-lidhje në Samit. Paraqitja e presidentit Xi në samitin e BRICS do të pasohet nga një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut, konfirmoi Ministria e Jashtme kineze.
Samiti i Johanesburgut do të shënojë takimin e 15-të të grupit BRICS të ekonomive të mëdha në zhvillim – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
Ka pak detaje se çfarë do të diskutojnë liderët, por çështje kyçe në axhendë parashikohet të jetë zgjerimi i BRICS dhe përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis anëtarëve.
Top Channel