Moska ndalon hyrjen për zyrtarët moldavë në Rusi

18/08/2023 15:42

Rusia ka ndaluar hyrjen për një grup zyrtarësh moldavë të paidentifikuar.

Lajmi u bë me dije nga agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e Jashtme të vendit. Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kishinevit janë përkeqësuar që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Më parë këtë javë, 22 diplomatë rusë u larguan nga kryeqyteti moldav për shkak të prishjes së marrëdhënieve.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i kërkoi Rusisë të reduktojë praninë e saj të ambasadës në Kishinau muajin e kaluar për shkak të frikës rreth përpjekjeve të supozuara ruse për të destabilizuar shtetin e vogël, i cili kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA