Mitsotakis, shtron darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor/ Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, por nuk do të përfaqësohet

18/08/2023 11:46

Me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut” Kryeministri  Kyriakos Mitsotakis, ka ftuar në një darkë informale të hënën (21 gusht) liderët e Ballkanit Perëndimor. “Shqipëria ishte e ftuar, por nuk do të përfaqësohet”, shkruan Protothema.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos ku do të flitet për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Kjo shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan që nga viti 2019.

Ftesës së kryeministrit grek i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kanë konfirmuar pjesamarrjen: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA