Presidenti Bajram Begaj nuk do të jetë pjesë e darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.
Ai shprehu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.
“Më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”.
Top Channel