Një 23-vjeçar është arrestuar pasi vodhi shuma parash duke kërcënuar me thikë në tre biznese në Korçë.
Ditën e djeshme në lagjen nr.5 në Korçë, 23-vjeçari ka kërcënuar me thikë shitësen e marketit dhe ishte larguar me një shumë parash.
Më pas ai kreu dhe dy vjedhje në dy biznese të tjera në lagjen nr.7 dhe nr. 9 në Korçë duke marrë një sasi lekësh. Në total nga të treja bizneset i riu kishte marrë rreth 43 mijë lekë të reja.
23-vjeçari O.M u kap dhe u vu në pranga nga policia në terminalin e autobusëve të Korçës, ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel