Vëllezërit Xhafa nga fshati Bishan i Fierit prej tre brezash merren me kultivimin e produkteve bujqësore.
Ata çdo ditë i gjen pranë tokave duke vjelë prodhimin. Ky sezon për ta ka qenë i mbarë pasi si shalqiri ashtu dhe zarzavatet e tjera po shiten me çmime të arsyeshme.
“Ne total kemi një sipërfaqe prej 60 ha dhe aktualisht po vjelim shalqirin në një sipërfaqe prej 6 ha shalqi ne dy varietete ku një pjese e këtij produkti është shitur në Ukraine, ndërsa pjesa tjetër ka për shitje tregun vendas”, tha fermeri Aagustin Xhafa.
Një pjesë e prodhimit që familja Xhafa siguron shkon për eksport ndërsa pjesa tjetër për tregun vendas.
Të ardhurat e mbledhura nga bujqësia, për këtë familje janë të mira e për këtë arsye ata thonë se do vijojnë traditën edhe tek brezat pasardhës.
Top Channel