Anija e parë që përdor ‘korridorin humanitar’ të Ukrainës në Detin e Zi është afër destinacionit

18/08/2023 10:15

Anija e parë që udhëton nga Ukraina përmes një korridori të përkohshëm të Detit të Zi tani po kalon ngushticën e Bosforit të Turqisë në Stamboll, sipas raportimeve nga vendngjarja.

Anija e kontejnerëve Joseph Schulte me flamurin e Hong-Kong-ut u largua nga porti i Odesa-s në fillim të kësaj jave, pasi kishte mbetur aty që nga fillimi i pushtimit rus.

Javën e kaluar, Kievi njoftoi një “korridor humanitar” në Detin e Zi për të liruar anijet e bllokuara në portet e tij pasi Moska u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e sigurt të grurit nga Ukraina në pjesën tjetër të globit.

Moska nuk ka thënë nëse do të respektojë korridorin e transportit, i cili do të përdoret kryesisht për evakuimin e anijeve të bllokuara. Mediat lokale sugjerojnë se “Joseph Schulte” do të ankorohet në portin Ambarli në Stambollin jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA