Vrasja e gruas live në Instagram, “plasin” protestat në Bosnje!

17/08/2023 08:22

Mijëra vetë panë të tmerruar drejtpërdrejtë në Instagram vrasjen e një gruaje në Bosnje nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ekzekutoi edhe dy persona të tjerë të pafajshëm përpara se ta kthente armën nga vetja.

Ngjarja ka shokuar shoqërinë boshnjake, e përballur ndërkohë edhe më traumat e konflikteve të mëparshme, duke nxitur thirrje për më shumë ndihma për gratë.

“Ky është momenti që të merren masat e duhura. Të gjithë ata që janë në pozicionin të hedhin hapat e nevojshëm, por e tolerojnë këtë situatë, do të kthehen praktikisht në bashkëpunëtorë të dhunës”, është shprehur kryebashkiaku i Sarajevës Benjamina Karic.

Nizama Hecimovic, nëna e re e vrarë në qytetin verilindor të Gradaçacit, dyshohet se ishte përballur vazhdimisht me abuzimet e partnerit. Zemërimi në Bosnje-Hercegovinë, si edhe në vende të tjera sakaq është rritur edhe me  dështimin e rrjeteve sociale, sikurse Instagrami, i cili bashkë me Facebook-u dhe WhatsApp-in janë në pronësi të kompanisë Meta, për të parandaluar transmetimin e ngjarjeve me përmbajtjeje të tillë, ose të paktën me largimin e shpejtë të tyre nga platforma.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se algoritmet si ato të Instagramit janë “kryesisht joefektive” në perceptimin e rrezikut dhe besojnë se episodi në Gradaçac shpërfaq realitetin se si Meta, ashtu dhe platformat tjera, janë duke dështuar keq në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për videot që kanë përmbajtje në gjuhë tjera jashtë asaj angleze. Videoja që qarkulloi për gati tre orë përpara se të hiqej, u pa nga rreth 12 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA