Një 36-vjeçar nga Durrësi është kapur duke vjedhur një banesë në lagjen nr 2 në Kavajë.

Nga hetimet, ka rezultuar se 36-vjeçari A. Ç është me precedent të mëparshëm penal, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë muajit korrik, 2023, ka vjedhur para, pajisje dhe vegla pune, në 4 banesa të tjera. Gjithashtu, më datë më 2 gusht, ka tentuar të vjedhë materiale pune të përdorura, në një magazinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 820 lekë dhe pajisje elektrike të dyshuara të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer 36-vjeçarit, për të hyrë në banesa dhe për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA