
21/04 23:04
Ushtria e Ukrainës rrëzoi një helikopter luftarak rus gjatë ditës së sotme, tha komandanti i forcave ajrore Mykola Oleshchuk – i dyti brenda pak ditësh.
Në një postim në Telegram, Oleshchuk tha se helikopteri Ka-52 u rrëzua në drejtim të Bakhmut në Ukrainën lindore këtë mëngjes.
Ai gjithashtu pretendoi se një tjetër helikopter u rrëzua të hënën, së bashku me tetë raketa ruse Kalibr dhe 15 dronë sulmues.
Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet.
Top Channel