Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni qëndroi disa ditë në Vlorë në vilën rezidenciale të Kryeministrit Edi Rama, me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën  e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Top Channel ka siguruar pamje nga pushimet e saj dhe të familjarëve në vilën qeveritare si e ftuar e Kryministrit Rama. Siç shihet, Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar vetëm përmes detit dhe nën masa të rrepta sigurie.

Mediat italiane aludojnë edhe për një takim të saj me Tony Blair duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri në të njëjtën kohë me kryeministren italiane.

Pak ditë më parë (14 gusht 2023) Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës. Po atë ditë me helikopter erdhi në Shqipëri edhe ish- kryeministri britanik, Tony Blair.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA