Niset nga Odesa anija e parë pas largimit të Rusisë nga marrëveshja e grurit! Destinacion Stambolli

17/08/2023 11:39

Një anije me kontejnerë e ngarkuar, e cila më në fund u nis nga porti i Odesës i Ukrainës, pasi ishte bllokuar për më shumë se një vit, do të arrijë në Stamboll këtë mbrëmje.

Anija “Joseph Schulte” ndodhet aktualisht në ujërat rumune, tha një zëdhënës i Bernhard Schulte Shipmanagement, i cili zotëron anijen së bashku me një bankë kineze.

Anija me flamur Hong Kongu po udhëtonte në një korridor të përkohshëm në Detin e Zi. Ajo ishte bllokuar në port që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022 dhe është anija e parë që u largua nga Odesa që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit me ndërmjetësimin e OKB-së me Ukrainën muajin e kaluar.

Odesa, porti më i madh i Ukrainës, është sulmuar vazhdimisht pasi Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.

Largimi i “Joseph Schulte” vjen pavarësisht paralajmërimeve se ushtria ruse mund të përgatitet për sulme të mundshme ndaj anijeve civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA