Të martën e 15 gushtit nënkryetari i bashkisë Zakynthos, Christos Pastras, arriti të shpëtojë dy vëllezër të mitur që rrezikonin të mbyten në Marathonisi.
Dy djemtë, 12 dhe 15 vjeç, po përpiqeshin të shpëtonin pasi rrezikuan të mbyteshin në det, ndërsa njerëzit përreth tyre mendonin se po luanin.
Mediat greke shkruajnë se Pastras e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe arriti t’i shpëtonte duke nxjerrë në breg.
“Virgjëresha jonë Maria bëri mrekulli, mi ktheu sytë nga dy vëllezërit, Kollins pesëmbëdhjetë vjeç dhe Uesli dymbëdhjetë vjeç, të gjithë nga larg menduan se po luanin në det…. Por ata përpiqeshin të mbaheshin pas njëri-tjetrit në sipërfaqe sepse nuk dinin të notonin… Falënderoj Virgjëreshën Mari që më ndihmoi, më dha forcë dhe i bëra të zbarkojnë. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të shpëtosh jetë njerëzore.”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Top Channel