Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.
Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. Ata kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët Italianë që jetojnë ose janë me pushime që të takonin Melonin ose të bënin dhe një foto së bashku.
Pasi kanë konsumuar kafen ata janë larguar në drejtim të vilave qeveritare, ndërsa Meloni ka takuar dhe pushuesit Italian që ndodhen në Vlorë.
Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës tre ditë më parë, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.
Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira. Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.
Top Channel