Qeveria lituaneze njoftoi se ka mbyllur dy nga gjashtë pikat kufitare me Bjellorusinë.
Ajo e justifikoi këtë hap me “rrethana gjeopolitike”. Lituania kufizohet në lindje me Bjellorusinë, ku mercenarët rusë të grupit Wagner gjetën strehim pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në muajin qershor.
Ky vend baltik ka kufi edhe me eksklavën ruse të Kaliningradit.
Suedia nis hetimet për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë
Qeveria suedeze dyshon se rritja e eksporteve në vendet fqinje me Rusinë është tregues për shkelje të sanksioneve. Ministria e Jashtme në Stokholm njoftoi se Enti Kombëtar i Tregtisë është ngarkuar të nisë hetimet.
Në shkurt të vitit 2022 Suedia ashtu si shumë vende të tjera vendosi pas sulmit rus ndaj Ukrainës sanksione dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë që synojnë të godasin ekonominë ruse./DW
Top Channel