Britania e Madhe nënshkruan kontrata mbi 90 milionë paund për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

17/08/2023 15:16

Ministria britanike e mbrojtjes ka nënshkruar tre kontrata, me vlerë mbi 90 milionë paund, për t’i siguruar Ukrainës pajisje të mbrojtjes ajrore.

Më e madhja nga të treja është një kontratë 56 milionë paund për sistemet ajrore pa ekuipazh, të quajtura gjithashtu pajisje UAS, me kompaninë norvegjeze të mbrojtjes Kongsberg. Ajo do të paguajë për sistemet kundër-drone të montuara në automjete që Ukraina t’i përdorë për të zbuluar, gjurmuar, shkatërruar dhe prishur UAS-et ruse.

Sistemet ajrore pa ekuipazh janë një kategori e gjerë, që mbulon luftën elektronike, artilerinë udhëzuese dhe pajisjet e operacionit gjatë natës. Ndër pajisjet që do të ofrojnë marrëveshjet është sistemi CORTEX Typhon, i cili mund të operohet nga vetëm dy përdorues. Mund të vendoset shpejt dhe të ripozicionohet në një moment.

Dy marrëveshjet e tjera janë gjithashtu për mbrojtjen ajrore, por Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje specifike. Marrëveshjet janë aranzhuar si pjesë e Fondit Ndërkombëtar për Ukrainën, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 770 milionë £ në nivel global për t’i shpenzuar në mbështetje ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën.

Sekretari në largim i Mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se IFU “thekson unitetin dhe vendosmërinë e aleatëve tanë për të punuar së bashku për t’i siguruar Ukrainës pajisje moderne për të përmbushur kërkesat e saj të aftësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA