26 mijë shkrepëtima në orë, stuhitë “gjunjëzojnë” Gjermaninë: Bllokohet aeroporti i Frankfurtit!

17/08/2023 09:06

Stuhi të dhunshme goditën rajonet qendrore e jugore të Gjermanisë mbrëmjen e djeshme.

Metereologët regjistruan gati 26 mijë shkreptima në orë. Landi i Hesenit ishte ndër më të goditurit, shirat e rrëmbyer kanë bërë që bodrume e kate të para shtëpish të përmbyteshin, e po kështu edhe nënkalime ku u desh shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë.

Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët. Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti. 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion.

Mijëra pasagjerë u prekën nga moti i keq sipas mediave vendase. Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, mbi 150 prej tyre në landin Renani-Veriore Vestfali.

Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura. Javën e parë të gushtit, teksa shirat e dendur pushtuan Gjermaninë jugore, qyteti i Reutlingen u përball me një breshër të pazakontë. Edhe pse kokrrat e tij ishin mesatarë në madhësi, sasia e rënë ishte befasuese, me 30 centimetra të grumbulluara në më pak se një orë, duke detyruar autoritetet të nxirrnin në rrugë borëpastrueset në mes të verës.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta