Kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta është qyteti më i ndotur në botë, sipas një studimi të ri, dhe presidenti i vendit mund ta konfirmojë më së miri pasi është sëmurë.
Ministrat në vendin e Azisë Juglindore konfirmuan këtë javë se presidenti Joko Widodo po luftonte me kollën prej javësh dhe sugjeruan se kjo mund të lidhet me përkeqësimin e ndotjes së ajrit në qytetin prej 10 milionë banorësh.
Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi kompania zvicerane IQAir publikoi të dhëna që tregonin se cilësia e ajrit të Xhakartës ishte përkeqësuar javët e fundit duke u bërë më e keqja në botë.
“Presidenti Joko Widodo ka kërkuar që të ketë hapa konkretë (për të trajtuar ndotjen e ajrit) brenda një jave. Ai ka qenë me kollë për gati katër javë dhe tha se nuk është ndjerë kurrë në këtë mënyrë, “u tha gazetarëve Ministri i Turizmit dhe Ekonomisë Kreative të Indonezisë Sandiaga Uno pas një takimi parlamentar midis ministrave në Xhakarta të hënën.
Uno tha se mjekët ishin ende duke diagnostikuar shkakun e kollitjes së Widodo-s, por shtoi se kjo mund të lidhet me përkeqësimin e cilësisë së ajrit, raportoi CNN.
Të nesërmen, Ministri i Shëndetësisë Budi Gunadi Sadikin vuri në dukje gjithashtu se presidenti po luftonte me një kollë dhe tha se ministria e tij po shtonte testet në popullatën e përgjithshme për të parë nëse kishte pasur një rritje të sëmundjeve të mushkërive dhe të frymëmarrjes si astma në zonat shumë të ndotura.
“Ne po monitorojmë situatën”, u tha Budi gazetarëve.
“Të gjitha raportet për ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndetin publik do të koordinohen me ministritë dhe agjencitë zyrtare përkatëse për vlerësim,” shtoi ai.
Top Channel