Përfshihet nga flakët makina në Unazë të Re, shkak dyshohet një defekt në mjet
16/08/2023 17:43
Një makinë është përfshirë nga flakët në Unazë të Re në Tiranë.
Automjeti tip “BMW”, me drejtues F. H. ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak dyshohet një defekt në mjet.
“Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sipas policisë.
Top Channel