Muzeu Britanik përjashton një punëtor pas zhdukjes së disa artefakteve

16/08/2023 21:02

Muzeu Britanik në Lodër e ka larguar nga puna një pjesëtar të stafit dhe policia është duke kryer hetime pas raportimeve se disa artefakte janë “zhdukur, vjedhur apo dëmtuar”.

Aty përfshihen bizhuteri, gjësende të arit dhe gurë të madhësive e formave të ndryshme.

Muzeu ka thënë se shumica e këtyre artefakteve janë ruajtur në një depo.

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve.

“Ky është një incident tejet i pazakonshëm. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e trajtojmë me shume seriozitet ruajtjen e këtyre gjërave”.

Muzeu ka thënë se ndaj pjesëtarit të përjashtuar nga puna do të merren veprime ligjore.

Policia e Londrës ka nisur të bëjë hetime, ashtu sikurse vetë muzeu, ndaras.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA