Letonia rrit sigurinë në kufirin me Bjellorusinë

16/08/2023 13:05

Letonia ka rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë mes kërcënimit të luftës hibride.

Duke akuzuar autoritetet bjelloruse se janë përfshirë në organizimin e fluksit të migrantëve të parregullt, roja kufitare letoneze tha se numri i njerëzve që tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin është rritur ndjeshëm ditët e fundit, sipas transmetuesit publik LSM.

Raportohet se oficerët e Gardës Kufitare gjatë festave janë tërhequr për të ndihmuar me patrullimet.

Ministrja e Mbrojtjes, Inara Murniece, urdhëroi forcat e armatosura të vendit të dërgojnë trupa shtesë në kufi për të ndihmuar rojet kufitare.

Javën e kaluar, autoritetet letoneze njoftuan se këtë vit janë parandaluar rreth 5800 tentativa për të hyrë ilegalisht në vend, ndërsa për arsye humanitare, 292 persona kanë marrë azil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA