Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia dëmtoi ndërtesat që mbajnë grurin në një port në rajonin e Odesës në Ukrainën jugore, gjatë një sulmi me dron.
Sipas tyre sulmi rus synonte portin e Renit në lumin Danub, ndërsa në raportimet e bëra thuhet se shpërthimet kanë qenë shumë të fuqishme.
Deri më tani nuk raportohet nga Ukraina për shkallën e dëmit në sasinë e grurit, e cila është përballur shpesh me sulme pas përfundimit të marrëveshjes me Rusinë.
Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha se nuk raportohet për viktima si pasojë e sulmit dhe se forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 11 dronë rusë mbi qytetin portual.
Ndërkohë pas këtij sulmi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Kaluga.
Sipas ministrisë, nga sulmi që u krye herët në mëngjes nuk pati të lënduar apo dëme në infrastrukturë.
Porti në lumin Danub është një nga pikat kyçe për eksportin e grurit ukrainas, ku ngarkohet në maune dhe më pas dërgohet në drejtim të portit të Konstancës në Detin e Zi.
Pas përfundimit të marrëveshjes me Ukrainën, të mundësuar nga OKB-ja dhe Turqia, Rusia ka vënë në shënjestër portet të mbushura me grurë.
Vladimir Putin refuzoi të rinovojë marrëveshjen, nën kushtin se vendet e tjera duhet të heqin sanksionet që i vendosën Rusisë.
Top Channel