Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. 

Ditën e sotme një tjetër shtetas është arrestuar në flagrancë që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA