Foto Ilustruese

Një 26-vjeçar u vra në Bulqizë nga bashkëfshatari i tij pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Homesh të njësisë administrative Shupenzë. Sipas policisë, viktima Dritan Manjani u godit me kaçavidë nga 30-vjeçari, Dorjan Mema.

Si pasojë e plagëve i riu u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore drejt spitalit por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë policia shkoi drejt vendit të ngjarjes dhe arrestoi autorin.

Fqinjët thanë se viktima nuk ishte problematik, ndërsa sherri nisi në lokalin e fshatit.:

Ndërkohë një grup hetimor nisi hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan drejt konfliktit viktimën dhe autorin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA