Në pamjet e dyluftimit të djeshëm shihet një matador i njohur spanjoll që u godit papritur në bark nga briri i demit me të cilin po ndeshej, i cili më pas e fluturonte atë në ajër si një kukull lecke në arenën e Cenicientos, pranë Madridit.
Alejandro Conquero raportohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve të tmerrshme të marra në event.
Matadori 28-vjeçar nga Huelva në Andalucia, u dërgua me helikopter në spital pas goditjes së bririt në kurrizin e poshtëm.
Sportisti po merr kujdesin në spitalin Rey Juan Carlos de Mostoles raportonte agjencia vendase EFE.
Në videon shokuese të shpërndarë online, Conquero shihet me kostumin e tij tradicional teksa provokon demin masiv me një copë ngjyrë rozë në të verdhë.
Teksa ai afrohet gjithnjë e më shumë me brirët e demit, papritur ngec në një prej tyre dhe fluturon në ajër nga forca e kokës së kafshës.
La cornada a Alejandro Conquero ha sido horrible, estamos a la espera de un helicóptero que lo traslade al hospital. Que duro es esto , joder, que duro. pic.twitter.com/Y1fPZFtsk0
— Alfonso Ibarra ✝️🇪🇦 (@Aibabur) August 14, 2023
Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale dëgjohen dhe spektatorët që ulërasin nga tmerri i matadorit, çka asnjë herë nuk ndodh kur demi vritet ose plagoset.
Conquero është i biri i matadorit të famshëm spanjoll Jose Conquero, i njohur ndryshe si ‘Urragani i Huelva’.
Zhvillmi vjen vetëm disa javë pasi ai që njihet si ‘Messi i Matadorëve’ u plagos rëndë nën thundrat e një demi 600 kg në Santiago, të Spanjës.
26 vjeçari peruan Andrés Roca Rey, pësoi plagë të shumta në dyluftimin e 25 korrikut, kur demi e përplasi në barrierat mbrojtëse të stadiumit duke e flakur disa herë në ajër.
Top Channel