Presidenti i ri i Paraguajit, Santiago Pena doli sot në paradë në kryeqytetin Asuncion me bashkëshorten Leticia Ocampos pas ceremonisë së betimit.
Ekonomisti Pena ka premtuar të “ndërtojë aleanca” si dhe të tregojë “udhëheqje të fortë dhe etike” për pesë vitet e ardhshme pas fitores së zgjedhjeve në prill.
Pena bëri betimin jashtë pallatit qeveritar ne ceremoninë solemne ku merrnin pjesë liderët të tjerë amerikano-jugorë si dhe mbreti i Spanjës dhe zv. presidenti Taivanit William Lai.
Paraguai është një nga vendet e pakta që ka lidhje diplomatike me ishullin e vetë-qeverisur që pretendohet nga Kina.
Presidenti i ri përmendi marrëdhënien me Taivanin si një shembull i frymës miqësore dhe të bashkëpunimit të Paraguajit mes kombeve.
44 vjeçari Pena siguroi një fitore të plotë në zgjedhje dhe tani zëvendëson kolegun e partisë së tij Mario Abdo Benitez. Partia konservatore Colorado ka dominuar politikën në vend prej më shumë se 70 vjetësh.
I njohur si “Santi” presidenti do të fuqizojë politika pro-biznes, për krijimin e vendeve të punës dhe tërheqjes së investimeve, çka shpeshherë është kritikuar si dëmtuese e rrogave dhe kushteve të punës për punonjësit.
Top Channel