Goditet një grup kriminal që trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit.
Burime pranë Policisë së Shtetit, treguan se operacioni është në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Frontex, DEA dhe SPAK për goditjen e parandalimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Bëhet me dije se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Gjatë këtij operacioni janë kryer kontrolle në det por edhe në qytetin e Vlorës, ku janë bllokuar katër gomone dhe janë arrestuar gjashtë persona ndër ta edhe shtetas të huaj. Në polici janë shoqëruar dhjetë persona.
Ky grup tenton trafikimin e kanabisit dhe shkëmbimin në det me trafikantë ndërkombëtarë me lënde narkotike të forta si heroinë dhe kokainë.
Top Channel