‘Barbie’ ndalohet nga kinematë në Algjeri për ‘korruptim të moralit’ (fotot)

15/08/2023 17:28

Algjeria është bërë vendi më i fundit që ndalon shfaqjen e filmit të promovuar gjerësisht në perëndim, ‘Barbie’, tre javë pas nisjes së shfaqjeve.

Ministria e kulturës së vendit afrikano-verior i ka kërkuar kinemave të anullojnë shfaqjet e filmit të Hollyëood menjëherë prej promovimit të homoseksualitetit, çka nuk përputhet me besimet fetare e kulturore të vendit, tha një burim vendas për agjencinë amerikane Reuters.

Zyrtarisht filmi ndalohet për shkeljen “dëmtim i moralit”, edhe pse biletat për shikimet ishin shitur çdo ditë në numra të konsiderueshëm, njoftojnë mediat vendase.

Zhvillimi vjen pas të tjera kritikave të filmit në vendet muslimane çka kanë sjellë ndalimin e shfaqjeve të tij në Kuvajt e Liban, prej javës së shkuar për shkelje të “etikës publike”.

Filmi me aktorët e Hollywood, Margot Robbie e Ryan Gosling, bazohet në tregimin për fëmijë ku Barbie hyn ne botën reale për të eksploruar identitetin e saj, por kritikët thonë se është i ndikuar nga politikat liberale dhe LGBT, edhe pse producnetët thonë se është vetëm “zbavitës”.

Prej publikimit filmi raportohet se ka arkëtuar $1 miliardë në të gjithë botën.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA