Paraburgimi i 102 kroatëve, 2 grekëve dhe një shqiptari që u arrestuan pas vrasjes së një tifozi grek gjatë incidenteve të dhunshme të së hënës së kaluar në Athinë mes huliganëve të Dinamos së Zagrebit dhe atyre të AEKut, ka sjellë edhe një përplasje diplomatike mes Greqisë dhe Kroacisë.

Për herë të dytë brenda 48 orëve presidenti korat Zoran Milanoviç ka reaguar ashpër me deklarata jo vetëm ndaj drejtësisë, por edhe politikës greke.

“Epo, ky nuk është një shtet ligjor! Këta njerëz u trajtuan si robër lufte. Po të isha kryeministër, do të mendoja se çfarë do të bëja. Nuk është e thjeshtë. Kjo është në kufijtë e ligjit të luftës. Ke pesë ditë për të zgjedhur parazitët nga një grup njerëzish, dhe i çon të gjithë në paraburgim , i shpërndan në të gjithë Greqinë në mënyrë që të rrihen dhe të përdhunohen. E shkëlqyeshme – kjo është BE-ja.”– tha Zoran Milanoviç Presidenti i Kroacisë

Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, gjatë komunikimit të fundit që pati me homologun kroat, i përcolli besimin se drejtësia e pavarur greke do ta gjykojë çështjen në mënyrë objektive dhe të paanshme, duke respektuar të drejtat themelore të tifozëve kroatë të ndaluar. Edhe të martën pasdite zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i është përgjigjur deklaratave të ashpra të presidentit kroat

“Në Greqi funksionin shteti i së Drejtës. Duke respektuar të drejtat themelore të të gjithë personave në paraburgim të përkohshëm, gjyqësori i pavarur grek do të gjykojë çështjen në mënyrë të paanshme dhe objektive”- deklaroi Ministria e Jashtme e Greqisë:

Për huliganët kroatë të Dinamo Zagrebit të cilët janë paraburgosur në 16 burgje greke ka folur edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili në kundërshtim me deklaratat provokuese të presidentit Milanoviç, ka theksuar se çështja është në duart e drejtësisë greke.

Hetuesit e incidentit të dhunshëm që po vëzhgojnë me hollësi videt nga ngjarjet, thuhet se janë pranë zbulimit të vrasësit të 29 vjeçarit grek që u godit me thikë në dorë gjatë përleshjeve të huliganëve dhe humbi jetën nga hemoragjia vetëm disa minuta më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA