Zjarret katastrofike në Hawaii, guvernatori: Ekipet mund të gjejnë 20 viktima në ditë

14/08/2023 20:45

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hawaii mund të gjejnë trupat e 10 deri 20 viktimave në ditë, një bilanc i rëndë I raportuar nga guvernatori Josh Green.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve shkatërrimtare ka arritur në 96, duke e kthyer katastrofën e fundit në ishull si më të keqen në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas guvernatorit, do të duhen më shumë se 10 ditë për ta mësuar numrin e saktë të viktimave pasi kërkimet vijojnë ende.

Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk ka mbetur më asgjë tjetër veçse shkatërrimeve, teksa kostoja e dëmeve mbetet e lartë.

Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen pasi flakët u përhapën me shpejtësi marramendëse.

Në ndihmë janë dërguar ekipe të vendeve tjera, me qëllim të identifikimit të viktimave. Njëkohësisht në spitale janë dërguar për ekzaminim eshtra të gjetur, teksa po i nënshtrohen analizave të AND-së.

Zjarret vijojnë të jenë ende aktive, por nuk kanë të njëjtën forcë si në nisje të përhapjes. Ende nuk dihet shkaku i rënies së flakëve, që u ndihmuan edhe nga erërat e forta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA