Një turist u ankua në Tripadvisor për faturën e një restoranti luksoz në rajonin e Liqenit të Como-s në Itali, ku i ishte faturuar dhe një tarifë shtesë për prerjen e sanduiçit në gjysmë.

Ai thotë se porositi një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit. Por pasi konsumoi ushqimin të cilin e ndau me një mikë të tij në faturë konstatoi pagesë ekstra prej 2 eurosh.

Kjo vetëm për ndarjen e sanduiçit, që kushtonte 7.5 euro.  “Kërkesat shtesë kanë kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për La Repubblica, ndërsa shtoi se për servirjen e ushqimit u përdorën dy pjata dhe kjo rriti punën tek stafi pasi më pas duhet të laheshin.

“Nuk ishte një sanduiç i thjeshtë i thekur, kishte edhe patate të skuqura brenda. Na u desh kohë për ta ndarë në dysh”, tha pronarja, ndërsa vuri në dukje se klienti nuk u ankua për pagesën shtesë pasi nëse do ta bënte ajo do ta hiqte nga fatura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA