Imazhet tregojnë tmerrin e ‘uraganit të zjarrit’ 1000 gradë që goditi Hawaii, me të paktën 100 të vdekur (fotot)

14/08/2023 16:54

Imazhe shokuese e të pashpjegueshme zbulojnë së fundmi tmerrin e “uraganit të zjarrit e shkatërrimit që goditi qytetin historik Maui, teksa zyrtarët thonë se numri viktimave mund të rritet më shumë se 96 të identifikuar deri tani.

Qyteza historike bregdetare Lahaina u shkatërrua me shpejtësi të martën e të mërkurën, teksa rezidentët largoheshin me vrap nga katastrofa, disa prej të cilave qëndruan disa orë në ujë për të shpëtuar.

Në fundjavë grupe zjarrfikësish ende luftonin me vatra të shkrumbuara zjarri ndërsa qentë e kufomave kërkonin mes shkatërrimit për viktima.

Të afërmit e të zhdukurve kërkonin për shenja të të dashurve të tyre, ndërsa të mbijetuarit përpiqeshin të kuptonin atë që kishte ndodhur dhe kërkonin ngushëllim në shërbesat kishtare të së dielës.

Qindra njerëz janë ende të pagjetur dhe shumë zona të Lahaina ende nuk janë kontrolluar. Kreu vendas i policisë John Pelletier, tha se vetëm një pjesë e vogël e qytetit me rreth 9,000 banorë ishte kontrolluar.

Dhe guvernatori Josh Green tha se më shumë se 2,700 struktura ishin shkatërruar çuditërisht nga zjarri në Lahaina në një dëm prej $5.6 miliardë.

Pas valës së shpejtë të shkatërrimit, zjarret janë tërhequr dhe zyrtarët thonë se në Lahaina 85 përqind e tyre janë nën kontroll.

Masa gjigante e shkatërrimit ka rritur zemërimin pasi vendi ka një sistem të gjerë paralajmërimi për rreziqet publike, me më shumë se 400 sirena në të gjithë ishullin.

Shumë nga të mbijetuarit në Lahaina thanë se nuk kishin dëgjuar asnjë sirenë alarmi dhe kuptuan se ishin në rrezik vetëm kur “dëgjuan shpërthimet dhe panë flakët e tmerrit”.

Rezidentët u detyruan të largoheshin në këmbë, disa prej të cilëve duke u strehuar në ujin e oqeanit.

Pastori vendas Scott Landis, tha se turmat e besimtarëve ishin shtuar të dielën, ndryshe nga një ditë tipike e mesit të gushtit.

Guvernatori Green u zotua të hetonte shkaqet e shkatërrimit dhe mangësinë në sistemet e alarmit.

Qytetarët thonin se nuk kishn asnjë paralajmërim teksa urragani i zjarrit shkatërroi shtëpitë e qytezën, në dukje brenda disa minutash.

“Si mund të lejojë Zoti ynë i dashur të ndodhë diçka e tillë?” pyeste dje reverend Clarence ‘Larry’ Silva teksa shtonte: “Duhet të përballemi me këtë. Nuk duhet të qëndrojmë të heshtur para Zotit. Nëse jemi të emëruar me të duhet ta shprehim, ai na do”.

FOTO GALERI
3/14
Qyteza historike bregdetare Lahaina u shkatërrua me shpejtësi të martën e të mërkurën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA