Zgjedhjet në veri, me peticion/ Deputeti i LVV: Qytetarët e komunitetit serb të dëshmojnë mospranimin

13/08/2023 12:49

Një prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje propozon që  zgjedhjet në veri të Kosovës  të organizohen vetëm përmes peticionit.

“Ne kemi thënë përherë nëse realisht ka mospranim nga qytetarët serbë për kryetarët aktualë këtë duhet ta bëjnë në formë legale, jo përmes bandave kriminale që jo vetëm protestonin por aktet e tyre ishin akte barbare, prandaj dy prej tyre i shpallëm terroristë. ,..Nëse kanë dëshirë serbët lokalë atje që t’i kenë kryetarët e tyre të marrin pjesë në zgjedhje, mund të organizohen përmes peticionit të cilin ne e kemi pranuar”, tha deputeti Arbër Rexha.

Rexhaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat i quan edhe të pabaza kritikat e opozitës ndaj ekzekutivit nga partia e tij.Deputeti i mazhorancës është optimist se letra e deputetëve perëndimorë, ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë, do të ndikojë te faktori vendimmarrës në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Kursi i faktorit ndërkombëtar deri tani ka qenë presioni ndaj Kosovës, kryesisht në dy rrafshe, për të hequr policinë në veri dhe për ta vazhduar çështjen e Asociacionin. Realisht kur ne kemi pasur një diskurs tjetër në raport me këto dy tema, presioni kryesisht ka ngelur në Kosovë. Mendoj se edhe faktori ndërkombëtar e ka parë se ne nuk jemi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Duke u kundërpërgjigjur kritikave të opozitës se pushteti po bashkëpunon me Listën Serbe, deputeti Rexhaj thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi faktet në teren flasin tjetër gjë.

Top Channel