Siguria në plazhe, ministri Balla thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese: Respektoni me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore

13/08/2023 13:03

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla i bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu ministri Balla fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të telefonojnë në numri 112 dhe i garanton ato për reagim të shpejtë.

Postimi i ministrit Balla:

🇦🇱🇪🇺 Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare 👩‍✈️👨‍✈️🚴🏻‍♂️🚣‍♂️janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd.

Ftoj qytetarët🙏 që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të telefonojnë ☎️1️⃣1️⃣2️⃣, duke iu garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA