Rekord nga turistët në vitin 2025, 5.27 miliardë euro të ardhura vetëm nga ky sektor
29/03 19:45
Në një sipërfaqe prej dy hektarësh, Ferrik Rama në Zharrëz kultivon perime dhe eksporton 70 tonë në vit.
55-vjeçari është kthyer nga emigrimi nga SHBA dhe prej 12 vitesh i është përkushtuar bujqësisë.
Këtë sezon ka mbjellë dhe eksporton kastravecin e varietetit “kornishon” qe eksportohet në Austri.
Ferriku thotë se përveç fitimeve dëshiron edhe më shumë subvencione.
Fermeri synon që të zgjerojë sipërfaqet e mbjella, por në këtë periudhë thotë se një tjetër problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore.
Top Channel