Amfiteatri Antik i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme dhe më tërheqëse për turistët që vizitojnë qytetin bregdetar. Pushues të shumtë, vendas e të huaj, kanë vizituar këtë monument të periudhës romake gjatë këtij sezoni turistik.

“Jemi nga Spanja. Një amfiteatër të tillë nuk e kemi parë këtu në rajon, vetëm në Itali e ndonjë vend tjetër. Këtu është hera e parë dhe shumë interesante, pasi ne jemi diplomuar për demografi dhe arte.”– tha turistja spanjolle

“Këndshëm. Pashë disa paraqitje ikonografike. Besoj se është Sofia dhe vajzat e saj. Elementë kaq të bukur historikë në këtë vend kaq interesant. Do të donim të dinim dhe më shumë mbi historinë tuaj. Ndoqëm pak dhe meshën në kishën ortodokse”- tha turistja rumune.

“Sapo mbërritëm këtu në këtë sit arkeologjik dhe nuk kemi parë ende shumë, por është bukur ta zbulosh këtë dhe site të tjera. Kemi mbërritur prej një jave në Durrës dhe koha ka qenë e shkëlqyer deri dje, po dhe kjo kohë nuk është keq.”- tha turistja polake.

Pas restaurimit, publikut i është kthyer edhe Torra Veneciane, ndërsa Muzeu Arkeologjik, ai etnografik dhe hamami turk janë të mbyllur për vizitorët. Këto objekte ndodhen në proces rikonstruksioni pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019

“Ishim edhe tek Torra dhe një guidë, një zonjë tepër e këndshme aty na dha shumë informacion. Ju keni një qytet të bukur dhe interestant. Kjo pjesë e qytetit të vjetër është shumë ndryshe dhe interesante.”

Së shpejti, edhe Amfiteatri do t’i nënshtrohet projektit të rijetëzimit dhe zbulimit të plotë të arenës së tij, por ndërhyrja në të, nuk do e mbajë larg syve të publikut.

Ky monument i trashëgimisë sonë kulturore, nga më të  rëndësishmit në vend dhe dëshmi e qytetërimit të lashtë të vendasve, i përket shekullit të II të e.s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA