Një 24-vjeçar është vënë në pranga, pasi u përfshi në një konflikt në bashkëpunim me dy vëllezërit e shpallur në kërkim, për dhunimin e babë e bir.
I riu me iniciale M. S. duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shkak i arrestimit është konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17 të Korçës, ndërmjet disa personave. Ata janë përplasur me njëri tjetrin për motive të dobëta, fillimisht me personin me iniciale F. R. dhe më pas babanë e tij.
Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kërcënimin e tyre, shtetasi M. D. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel