Tmerr në Durrës! 20-vjeçari hyn i maskuar dhe armatosur në market për të grabitur, përleshet me pronarin

11/08/2023 11:02

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një market në Durrës, ku një 20-vjeçar ka hyrë i maskuar dhe i armatosur për të grabitur kasën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, teksa marketi ishte ende hapur në shërbim të qytetarëve. Kristian Prenga hyri me armë në dorë duke kërcënuar në mënyrë që të merrte paratë e kasës.

Sikurse duket në pamje, ai përleshet me pronarin duke e shtyrë disa herë dhe më pas i drejton armën.

Policia e cila e arrestoi në flagrancë 20-vjeçarn, thotë se u parandalua ngjarje që mund të sillte pasoja në njerëz.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA