U mbyt në kanal teksa peshkonte, nxirret trupi i pajetë i 21-vjeçarit në Fier
11/08/2023 14:50
Një djalë rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier këtë të premte.
I riu ka qenë duke peshkuar rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.
Pas dy orë kërkimeve, polumbarët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 21-vjeçarit H.S., banues në Roskovec.
Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave,
Top Channel